Ballina Lajmet Kosovë Shqipëri, 13 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 13 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 të vdekur dhe 661 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 49.191 dhe numri i të vdekurve në 1.016.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 dhe raste aktive janë 22.850.

“Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.108 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 223.784 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Exit mobile version