Ballina Lajmet Shqipëri, 17 të vdekur dhe 695 raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 17 të vdekur dhe 695 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 të vdekur dhe 695 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 43.683 dhe numri i të vdekurve në 922, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 22.180, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 20.581.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 205.971 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme për të ulur numrin e të prekurve nga virusi.

Exit mobile version