Ballina Lajmet Shqipëri, 3 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.817 dhe numri i të vdekurve në 208.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 3.552, kurse raste aktive janë 3.057.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 47.676 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus. 

Exit mobile version