Ballina Lajmet Shqipëri, 9 të vdekur dhe 375 raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 9 të vdekur dhe 375 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe 375 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 55.755 dhe numri i të vdekurve në 1.143.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 31.181, ndërkohë raste aktive me COVID-19 janë 23.431.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 324 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 1.889 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 251.524 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Exit mobile version