Në Shqipëri është hapur panairi dyditor kushtuar industrisë së turizmit, raporton Anadolu.
Në ceremoninë e hapjes në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, përfshirë ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, përfaqësues të shoqatave të biznesit me fokus turizmin dhe zyrtarë të tjerë.
Pjesë e panairit janë institucione shtetërore, agjenci turistike, biznese dhe platforma të ndryshme që kanë në fokus industrinë e turizmit në Shqipëri.
Sipas organizatorëve, “Tourism Fair Albania”(TFA) do të mbledhë më 11-12 shkurt profesionistë të industrisë së turizmit, investitorë dhe kompani të ndryshme që kanë në fokus sektorin e turizmit, duke u fokusuar në inovacion, rrjetëzim dhe mundësi bashkëpunimi.
Panairi organizohet me mbështetjen kryesore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, sipas tyre, me qëllim promovimin e Shqipërisë turistike.
Gjatë panairit do të zhvillohen edhe panele diskutimi dhe aktivitete të tjera.
