Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëri, mbahet Ministeriali i Korridorit 8

Shqipëri, mbahet Ministeriali i Korridorit 8

Në Shqipëri po mbahet sot Ministeriali i Korridorit 8, me fokus diskutimet mbi avancimin e bashkëpunimit në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal, raporton Anadolu.

Ministeriali organizohet nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga ministritë e jashtme dhe institucione të tjera nga disa vende, përfshirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Rumania dhe Bullgaria.

Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë homologët e saj dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në ministerial, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani dhe kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit 8, sipas autoriteteve, si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie.

Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe forumi ekonomik për Korridorin 8 me temë: “Nga lidhja strategjike drejt rritjes ekonomike rajonale: Potenciali ekonomik i Korridorit 8”.

Exit mobile version