Në Shqipëri janë regjistruar 381 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), një shifër rekord që nga fillimi i pandemisë dhe 5 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 21.904 dhe numri i të vdekurve në 532.
Në orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 11.473 dhe raste aktive aktualisht janë 9.899.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 336 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 129.822 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.