Në Shqipëri vazhdojnë protestat antiqeveritare, ndërkohë që sot është mbajtur protesta e radhës, raporton Anadolu.
Protesta është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë me thirrjen partisë opozitare Shqipëria Bëhet, sipas saj, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Qindra qytetarë, përfshirë dhe aktivistë kanë protestuar, sipas tyre, edhe për të denoncuar rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Shqipërisë dhe kundër largimit të shqiptarëve nga vendi.
Protestuesit gjithashtu kërkojnë edhe dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Organizatorët e protestës gjithashtu kërkojnë qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Gjatë protestës mbajtën fjalime drejtues të Partisë Shqipëria Bëhet dhe aktivistë, të cilët kanë paralajmëruar vijimin e protestave.
Në fjalimet gjatë protestës u theksua se arsye që janë në shesh për të protestuar është Shqipëria dhe se “duhet të jemi të aftë të gjejmë njerëzit me vlera për ta udhëhequr vendin”.
Gjithashtu u theksua se kauza e tyre “kërkon liri dhe të drejta për shqiptarët, ku njerëzit të jenë të barabartë para ligjit”.
Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan forca policore shtesë, ndërkohë në fund të saj disa protestues hodhën miell ndaj forcave të policisë.
Ndërkohë, protesta antiqeveritare kanë paralajmëruar në javët në vazhdim edhe parti të tjera opozitare.
