Ballina Sport Futboll Shqipëria barazon edhe me Letoninë

Shqipëria barazon edhe me Letoninë

Kombëtarja shqiptare sërish ka dështuar të gjejë fitoren, në garat kualifikuese për Botëror.

“Kuqezinjtë” udhëtuan drejt Rigës, për t’u përballur me Letoninë, me të cilën u nda në paqe me rezultat 1:1, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar u vendos që në pjesën e parë, me Antonijs Cernomordijs që shënoi të dy golat.

Cernomordijs së pari shënoi autogol, duke i kontribuar Shqipërisë në epërsi në minutën e 29-të.

Më pas në minutat shtesë të pjesës së parë, e përmirësoi gabimin duke shënuar në portën Thomas Strakoshës, për 1:1.

Ky është barazimi i dytë me radhë për Shqipërinë, pas atij 0:0 të së shtunës, ndaj Serbisë.

Shqipëria mbetet në vendin e dytë të tabelës së Grupit K.

Exit mobile version