Ballina Arritje Teknologji Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria, e para në botë për sigurinë kibernetike

Rezultati i këtij kompeticioni, ishte një tregues i progresit që ka bërë vendi ynë në sigurinë kibernetike, qoftë në investime por edhe në përgatitjen e burimeve njerëzore.

Shqipëria renditet në vendin e parë nga 114 shtete të botës në konkursin për sigurinë kibernetike.
Qendrat kombëtare dhe qeveritare të shteteve të ndryshme kanë marrë pjesë në konkursin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në botë i cili u mbajt në Dubai në datat 23-25 Prill.

Me përfundimin e aktiviteteve të ditës së fundit të konferencës GISECGlobal 2024, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe nderoi fituesit e ushtrimeve të sigurisë kibernetike që synojnë forcimin e aftësive globale të sigurisë kibernetike, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e gatishmërisë për t’iu kundërvënë kërcënimeve kibernetike në zhvillim dhe përmirësimin e aftësitë e reagimit ndaj incidenteve për të mbrojtur sektorët kritikë të infrastrukturës.

Ekspertë nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit treguan nivel të lartë përgatitjeje në fushën e sigurisë kibernetike, duke lënë pas shtete të mëdha si Gjermania, Italia, Portugalia, Belgjika, Turqia, Egjipti, etj, ndërsa pjesë e konkursit kanë qenë edhe vendet e rajonit Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj. Vendi i dytë u sigurua nga Egjipti dhe i treti nga Turqia.

Rezultati i këtij kompeticioni, ishte një tregues i progresit që ka bërë vendi ynë në sigurinë kibernetike, qoftë në investime por edhe në përgatitjen e burimeve njerëzore.

Exit mobile version