Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Poloninë më datën 26 mars në “Play Off”-in e Kupës së Botës, ndeshje kjo që do ta luajë në udhëtim.
Nëse Shqipëria mposht Poloninë, atëherë më 31 mars do të përballen me fituesin e ndeshjes Ukrainë–Suedi, sërish jashtë fushe.
Në rast se kundërshtari do të jetë Suedia, ndeshja do të zhvillohet në Stokholm, ndërsa nëse kalon Ukraina, sfida do të luhet në Spanjë për shkak të pamundësisë së ukrainasve për të pritur ndeshje në vendin e tyre.
Stafi teknik i Shqipërisë, në krye me selektorin Sylvinho po përgatit listën e lojtarëve, ku priten risi në repartin e mbrojtjes.
Stavro Pilo dhe Bujar Pllana janë pranë pajisjes me dokumentacionin përkatës për t’u bërë pjesë e ekipit dhe për t’u grumbulluar në Tiranë, ku Shqipëria do t’i zhvillojë përgatitjet.
