Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë me fanellën e tretë në përballjen ndaj Polonisë në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it për Botërorin 2026, që do të zhvillohet më 26 mars.
Vendimi është marrë pas refuzimit nga UEFA të dy fanellave tradicionale të kuqezinjve. Sipas rregullave të kontrastit të ngjyrave, fanella e kuqe dhe ajo e bardhë e Shqipërisë nuk janë miratuar, pasi përplasen me uniformën e kombëtares vendase të Polonisë.
Për këtë arsye, kuqezinjtë do të përdorin uniformën e tretë për këtë ndeshje të rëndësishme në Varshavë.
Sfida ndaj Polonisë është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt Botërorit 2026, pasi fitorja do t’i afronte kuqezinjtë një hap më pranë kualifikimit historik në turneun më të madh të futbollit botëror.
