Ballina Artikuj Shqiptar! Mos besoni se serbi asht largu përgjithmonë

Shqiptar! Mos besoni se serbi asht largu përgjithmonë

Burhan Fili

Shqiptar!
Mos besoni se serbi asht largu përgjithmonë,
ky besim naiv shqiptarin e verbon.
Me miq e dashamirë shumë punë bahen…
por hallet tuja me lotë të huj nuk qahen,
as duatë tuja me “bedel” nuk bahen.
Askush pa interes nuk të ndihmon,
për hatër të “syve “ tuj veten s’e flijon.
Edhe nëse “dikush” ndihma mund të “japin”.
për arritje të ‘fitimeve’ e shtrijnë hapin.
Pra ti o Shqiptar,
në dafina kurrë mos flej,
mos lejo që armiku në kyt gjendje të të gjej!
Zoti na rujt mos të gjej kjo ‘dekik’,
sherrin e ndezun do të jetë zor me e fik!
Armën mbaje pranë, kurrë mos e tret,
nëse ‘nji ditë’ të duhet ke ku me e gjet.

 

Burhan Fili
5/7/2023
Tiranë
Exit mobile version