Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqiptari në Australi gjen një çantë me para dhe ja dorëzon pronares

Shqiptari në Australi gjen një çantë me para dhe ja dorëzon pronares

Gjesti human i një shqiptari që jeton në Australi ka bërë bujë në mediat e vendit.

Një grua aksidentalisht ka harruar çantën e saj me 6250 dollarë në një tren.

Mësohet se gruaja pensioniste nga Sydney, En Huynh, kishte tërhequr më shumë se 6 mijë dollarë nga kursimet e saj

Në një moment konfuzioni, ajo la çantën e parave në tren.

Ajo kishte kursyer pensionin e saj për një vit për të paguar gurin e varrit të bashkëshortit të saj.

Për fatin e saj të mirë shqiptari Adem Gashi egjeti çantën dhe e bëri misionin e tij ta kthente atë.

Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë, transmeton Periskopi.

Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7.

Exit mobile version