Ballina Lajmet Kosovë SHSKUK thotë se situata me fruthin është nën kujdes dhe mbikëqyrje të...

SHSKUK thotë se situata me fruthin është nën kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në bashkëpunim me Klinikën Infektive, Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vazhdimësi po merren me menaxhimin, kujdesin dhe parandalimin e rasteve me fruth.

Në komunikatën e SHSKUK thuhet se “ekipet mjekësore të Klinikës Infektive janë nën kujdes 24 orë të vazhdueshëm për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e paraqitur si të dyshuar me fruth dhe raste e tjera të konfirmuara nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

Sipas SHSKUK, furnizimi me barna për këtë klinikë është i mirë pas reagimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, e cila poashtu, në koordinim të plotë me Bordin Drejtues, menaxhmentin e SHSKUK-së dhe Institutin Kombëtarë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen.

“Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi përmes departamenteve përkatëse po merret me çështjen e vaksinimit dhe këshillimit të qytetarëve në terren përmes ekipit qendror dhe ekipeve tjera rajonale”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, “rasti i sotëm pacienti 37 vjeçar, ka qenë rast që paraprakisht ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera dhe përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm nga stafi i Klinikës Infektive dhe reanimimit në kujdesin intensiv të kësaj klinike, nuk kishte arritur të mbijetonte”.

Exit mobile version