Ballina Lajmet Kosovë Shtatë persona janë transferuar në Emergjencë pas aksidentit të autobusit me nxënës

Shtatë persona janë transferuar në Emergjencë pas aksidentit të autobusit me nxënës

Shtatë persona janë transferuar për Emergjencën në Prishtinë, pas lëndimeve të marra nga aksidenti i autobusit me nxënës nga Presheva, i cili ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur doktoresha Qëndresa Makolli nga Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Bresje.

Ajo në një deklarim për Tëvë 1 ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes ndihmë mjekësore u kanë dhënë 17 personave , ndërsa disa të tjerë janë referuar për qendrat më të afërta mjekësore.

Makolli ka thënë se lëndimet e personave kryesisht kanë qenë në gjymtyrë, të cilët kanë pasur gërvishtje dhe prerje.

Exit mobile version