Në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një rast është raportuar në Graçanicë, një në Gllogoc, një në Pejë, një në Leposaviq, ndërsa tre raste kanë ndodhur në Gjakovë.
Në Graçanicë, më 1 janar 2026 rreth orës 01:00, një femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishin pasur një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, mashkull kosovar dhe i cili e ka sulmuar atë fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Në Drenas, në orët e hershme të mëngjesit, është arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc / 01.01.2026 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku një mashkull kosovar ka deklaruar se është ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij nga një person tjetër, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit.
I dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Gjakovë janë raportuar tri raste. Dy prej tyre përfshijnë përleshje mes dy personave meshkuj në gjendje të dehur, ku në të dy rastet nga njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i tretë ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit, ku një mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.
Gjakovë / 01.01.2026 – 01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në gjendje të dehur janë përleshur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 01.01.2026 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 01.01.2026 – 22 :00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati.
Ndërkohë, në Leposaviq është arrestuar një mashkull kosovar i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur e kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
