Ballina Lajmet Kosovë Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër  automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtiënës, Flora Ahmeti.

Exit mobile version