Të paktën shtatë persona të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të enjten në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor, transmeton Anadolu.
Agjencisë Kombëtare e Lajmeve të Libanit raportoi se një sulm ajror izraelit në qytetin Abbassiyeh vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi disa të tjerë, duke vënë në dukje se shifrat mbeten paraprake.
Ajo shtoi se avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në disa qytete, duke përfshirë Kafra, Jmaijmeh, Safad al-Battikh, Majdal Selm, Deir Antar dhe zonat përreth urës Qasmiyeh.
Sulmet u kryen së bashku me granatimet e artilerisë që shënjestruan qytetin Haris, tha raporti.
Të mërkurën, të paktën 254 persona u vranë dhe 1.165 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në të gjithë Libanin, përfshirë Bejrutin, sipas Mbrojtjes Civile Libaneze.
Sulmet erdhën pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi SHBA-Iran të njoftuar të mërkurën.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi është rritur në 1.739, me 5.873 të tjerë të plagosur.
