Ballina Lajmet Kosovë Shtesat për fëmijë: Kurti njofton se nesër fillon ekzekutimi i pagesave me...

Shtesat për fëmijë: Kurti njofton se nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritje prej 50 përqind

Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave për shtesat e fëmijëve me rritjen e miratuar prej 50 përqind.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:

– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;

– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;

– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!

Exit mobile version