Ballina Arritje Teknologji Shtetet e Bashkuara padisin Adobe në gjykatë për mashtrimin e konsumatorëve

Shtetet e Bashkuara padisin Adobe në gjykatë për mashtrimin e konsumatorëve

Sipas padisë, Adobe aplikon tarifë 50 përqind të vlerës së pagesave të ngelura nga një abonim vjetor nëse një përdorues kërkon anulimin e tij përpara përfundimit.

Qeveria Amerikane paditi Adobe ditën e Hënë duke e akuzuar krijuesin e Photoshop dhe Acrobat për dëmtimin e konsumatorëve duke aplikuar tarifa të larta anulimi kontratash në planet e saj shumë popullore të abonimeve duke e bërë të vështirë anulimin e tyre.

Padia e bërë pranë gjykatës federale të San Jose në Kaliforni, Komisioni Federal Tregtar(FTC) tha se Adobe vendos tarifat të fshehta të cilat nganjëherë kapin verën qindra dollarë në planet vjetore të abonimit. Këto tarifat fshihen nëpër kushte shërbimi, shpeshherë përmes lidhjeve apo kutive të tekstit.

Sipas padisë, Adobe aplikon tarifë 50 përqind të vlerës së pagesave të ngelura nga një abonim vjetor nëse një përdorues kërkon anulimin e tij përpara përfundimit.

Komisioni tha se Adobe detyron përdoruesit të cilët duan të anulojnë shërbimin online duke kaluar nëpër faqe të shumta të panevojshme ndërsa ata që duan anulimin përmes telefonit, shpeshherë thirrja telefonike shkëputet duke i detyruar ato të përsërisin kërkesa me disa përfaqësues të kompanisë.

“Adobe zuri në kurth klientët me abonimet njëvjeçare përmes tarifave të fshehta të përfundimit të parakohshëm dhe pengesave të shumta të anulimit,” tha Samuel Levine, drejtor i zyrës së mbrojtjes së konsumatorit pranë FTC.

Abonimet përbëjnë 4.92 miliardë dollarë të ardhura për Adobe, ose 95 përqind të të ardhurave në tre mujorin e parë të 2024.

Exit mobile version