Ballina Lajmet Kosovë Shtohen rastet e testimeve për Covid19, bëhet thirrje për imunizim

Shtohen rastet e testimeve për Covid19, bëhet thirrje për imunizim

Këtyre ditëve, Kosova ka shënuar shtim të rasteve të reja me COVID-19 me një tendencë të rritjes në ditët në vijim. Ndërkaq, në vendet e rajonit tashmë janë shfaqur variante te reja të COVID-19.

Ekspertët shëndetësorë thonë se imunizimi ka ndikuar që të përballohen me lehtë variantet e reja të gripit. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën apel që të vazhdojë edhe më tej vaksinimi i qytetarëve.

Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë këtyre ditëve ka njoftuar për shtimin e rasteve të reja me COVID-19, por pa precizuar se çfarë lloji i variantit janë rastet e reja. Nderim Hasani, infektolog në Kliniken Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tregoi simptomat të cilat i përcjellin pacientët të cilët janë të vaksinuar dhe atyre në mungesë imunizimi.

“Simptomat te personat që kanë imunitet të plotë janë të një ftohje të lehtë, sepse këto variante janë të lehta si të një ftohjeje të zakonshme. Ndërsa te pacientët që kanë imunitet të kompromentuar siç janë moshat e shtyra, këto normalisht që mund të paraqitën edhe me simptoma me të rënda siç është bronkopneumonisë”, deklaroi Hasni.

Infektologu Hasani tutje thotë se variantet e reja te gripit tashmë kanë emërtime të ndryshme e që po përcillen me nënvarante te reja. Por sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm, sepse këto variante mund ta rrezikojnë shëndetin e njeriut derisa tregon masat që duhet të ndërmarrin qytetarët që të mbrohen nga variantet e reja të COVID-19.

“Distanca sociale dhe mbajtja e maskës është ndër masat kryesore, dhe masat e ndryshme higjienosanitare. Ndërsa ato masat me specifike janë mbrojtja imunitare që fitohet nga vaksinimi dhe rivaksinimi i popullatës”, tha ai.

Radio Kosova ka pyetur Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës se a kemi variante te reja te COVID-19 në Kosovë, por nuk ka marrë përgjigjen e kërkuar. Me qëllim të imunizimit, në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur “Karvani i Vaksinimit”, i cili është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, me mbështetjen e OBSh-së, Zyra në Prishtinë. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe vaksinimin kundër COVID-19. që po vazhdon në të gjitha komunat e Kosovës.

Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 140 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit një person të vdekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 7 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,565 raste, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 299, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version