Ballina Arritje Teknologji Shtojca e Proton VPN për shfletuesit bëhet e disponueshme për të gjithë

Shtojca e Proton VPN për shfletuesit bëhet e disponueshme për të gjithë

Shtojcat ishte e disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë, por tani mund ta instaloni nëse jeni përdorues të një shfletuesi Chromium ose Firefox.

Tani mund të shkarkoni shtojcën Proton VPN në shfletuesin tuaj nëse jeni një përdorues pa pagesë i shërbimit në fjalë.

Shtojcat ishte e disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë, por tani mund ta instaloni nëse jeni përdorues të një shfletuesi Chromium ose Firefox.

Proton VPN ishte një prej VPN-ve më të preferuara kur debutoi vitin e kaluar duke qenë se ishte i shpejtë dhe nuk grumbullon të dhënat e përdoruesve.

Aplikacionet e saj në Windows, Mac, iOS, Androi dhe Linux kanë qenë gjithnjë pa pagesë por si i tillë shërbimi ka disa kufizime. Planet me pagesë janë më të shpejta dhe ofrojnë një listë prej 100 vendesh të botës për të zgjedhur si dhe mund të lidhni deri në 10 pajisje njëherazi.

Ndërkaq versioni pa pagesë nganjëherë ka probleme me lidhjen. Ende kryen funksionin për të cilin është krijuar dhe me shtojcën e re bën që VPN-ja të përdoret vetëm brenda shfletuesit.

Së fundi Proton lançoi shërbimin e ri Duo, një plan me pagesë i dizajnuar për dy përdorues ku secili përfitojnë 1TB hapësirë dhe qasje të plotë në Proton Mail, Drive, Calendar, Pass dhe VPN.

Exit mobile version