Ballina Lajmet Kosovë Shtyhet afati për faljen e borxheve publike

Shtyhet afati për faljen e borxheve publike

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar “Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për faljen e borxheve publike”.

Me këtë ndryshim dhe plotësimin të Ligjit për faljen e borxheve publike, është vendosur afati i ri ligjor për përfitimin nga falja e borxheve ndaj Institucioneve shtetërore dhe Ndërmarrjeve publike, ku qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike sipas nenit 4 të ligjit bazik, deri më 1 shtator 2017.

Ligji për faljen e borxheve ka hyrë në fuqi me 19 janar dhe është në fuqi deri më 1 shtator 2017.

Andaj, Ministria e Financave ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike.

Exit mobile version