Raporti i Bloomberg vjen pasi Apple në fund të Qershorit shtyu lançimin e funksionaliteteve të reja AI për shkak të ligjeve Europiane të konkurrencës.
Funksionalitetet e ardhshme të inteligjencës artificiale të Apple do të mbërrijnë më vonë sesa ishte parashikuar ndërsa nuk do të jenë të disponueshme në momentin e lançimit të iOS dhe iPadOS në Vjeshtë raportoi Bloomberg.
Prodhuesi i iPhone po planifikon të lançojë Apple Intelligence tek konsumatorët si pjesë e përditësimeve të muajit Tetor shtoi raportoi. Funksionalitetet AI do të mbërrijnë disa javë pas lançimit fillestar të iOS 18 dhe iPadOS 18 në Shtator tha Bloomberg.
Në planet e Apple gjithashtu është ofrimi i Apple Intelligence për herë të parë për zhvilluesit këtë javë përmes versioneve beta iOS 18.1 dhe iPadOS 18.1.
Në Qershor Apple zbuloi iniciativën e saj AI me disa funksionalitete të reja dhe përmirësime të softuerit për pajisjet e saj iPhone ndërsa përpiqet të rrisë shitjet.
Apple Intelligence, e cila përdor AI për të shkruar tekst, gjeneruar imazhe dhe përmbajtje sipas komandës, do të ofrohet vetëm për përdoruesit që kanë iPhone 15 Pro, iPad 15 Pro Max, iPad dhe Mac me çipet M1.
Raporti i Bloomberg vjen pasi Apple në fund të Qershorit shtyu lançimin e funksionaliteteve të reja AI për shkak të ligjeve Europiane të konkurrencës.
