Ballina Sport Futboll Shtyhet derbi mes Arsenalit dhe Chelseat

Shtyhet derbi mes Arsenalit dhe Chelseat

Është shtyrë për një datë tjetër ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseat, që ishte e paraparë të zhvillohej më 16 mars.

Këtë e kanë bërë të ditur vet “Topçinjtë” në faqen e tyre zyrtare, ku kanë njoftuar që ndeshja që pritej të luhej në atë datë është shtyrë për shkak të kualifikimit të Chelseat në çerekfinale të FA Cup.

Data e ndeshjes nuk është mësuar ende, por pritet që në ditët në vijim.

Skuadra e Arsenalit para ndeshjes me Chelsean, do të luaj ndaj Sheffield United dhe Brentfordit në Premier League.

Gjatë këtij sezoni, ekipi i Mikel Artetas ka grumbulluar 58 pikë në 26 ndeshje, duke luftuar për titullin kampion në Premier League.

Exit mobile version