Ballina Lajmet Kosovë Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh është shtyrë për datën 20 nëntor.

Kjo pasi, i akuzuari Bedri Shabani deklaroi se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Seanca pak më parë u ndërpre përkohësisht, ku ishte e ndaluar edhe prezenca e mediave.

Për shkak se u diskutua për gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bedri Shabani, me kërkesë të avokatit të tij Besnik Berisha.

Fillimisht, pas kthimit nga ndërprerja e përkohshme e seancës, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se Gjykata menjëherë ka kontaktuar Qendrën e Paraburgmit në Gjilan, ku përmes e-mailit ka kërkuar sqarime lidhur me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Bedri Shaban.

Ai tha se nga doktori i kësaj Qendre, Ngadhnjim Rexhepi, janë njoftuar se i pandehuri Shabani më 11 nëntor është lajmëruar për konsultë tek mjeku i burgut, ku edhe është vizituar me pretendimet për ankesën që kishte. Ka thënë se të akuzuarit i është rekomanduar terapi dhe konsulta tek specialistët përkatës.

Gjykatësi Beqiri tha se duke qenë se përgjigja ishte e mangët, Gjykata ka kontaktuar përmes telefonit me njësinë përkatëse të burgut për të kuptuar nëse Shabani është vizituar sot tek mjeku, andaj nga përgjigja rezulton se i akuzuari ka vizituar mjekun.

Exit mobile version