Ballina Artikuj Si e përceptojnë kuranin nxënësit e akademisë “Hifdh Kids”?

Si e përceptojnë kuranin nxënësit e akademisë “Hifdh Kids”?

Nxënësit më të vegjël të Akademisë së Kuranit “Hifdh Kids” (Prishtinë) në njërën prej orëve mësimore u pyetën nga mësueset:
Si e përkufizoni Kuranin me vetëm një fjalë?
Disa u përgjigjën:
Mrekulli
Dashuri
I bukur
Bukuri
I mirë
Pafundësi
Mëshirë
I shenjtë
Shumë i mirë
I veçantë
I ëmbël
Fjala e Zotit
Mrekulli
Shumë i veçantë
Pasuri
Lumturi
Muhamedit a.s i zbriti
Diamant
Shumë i bukur
I çmuar
Lumturi……
Disa që nuk dinin akoma shkrim dhe lexim thanë:
Mësuese ne nuk dimë të shkruajme dhe të lexojmë, atëherë ato i porositën të vizatojnë atë që e ndienin:
Disa vizatuan shenjën e yllit, sepse thanë se ylli është më i ngjashmi me dritën e Kuranit.
Disa vizatuan zemrën, sepse thanë se Kurani ka vend të madh në zemrat e tyre të vogla.
Por, përgjigja më e veçantë ishte e njërit prej më të vegjëlve…….
Ishte i vetmi që nuk e shënoi shpejtë sikur të tjerët, por u mendua e u mendua….., assesi nuk mund t’a gjente të duhurën për t’a përmbledhur kuptimin apo rëndësinë e Kuranit në një fjalë të vetme!
Të nderuar muslimanë, besimtarë të devotshëm, e ju dashamirës të Librit të Zotit-Kuranit!
Kjo ishte përgjigja më e saktë, edhe pse të gjithë u përgjigjën në mënyrën më të bukur.., por me të vërtete Kurani është libër, i cili vështirë mund të përkufizohet në një fjalë të vetme…
Është i vetmi libër i kompletuar në të gjitha aspektet, me mësimet e së cilit po punuam ia dolëm! /bislame

Exit mobile version