Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Si e sheh opozita ftesën amerikane ndaj Shqipërisë për Gazën?

Si e sheh opozita ftesën amerikane ndaj Shqipërisë për Gazën?

Lupë nga PD për emrin e Ramës në 100 sosh, por asgjëkundi

Opozita po nxiton të zhbëjë njoftimin më gërma të mëdha të Ramës mbi ftesën që i është bërë Shqipërisë për të qenë në Bordin e Paqes mbi Gazën, ftesë nga Trump. Kjo u shpall me të madhe nga Rama, nën një delir të dukshëm prej tij, ku ia atribun vetes, siç pretendon, ngjitjen e Shqipërisë aty ku deri dje ishte e paimagjinueshme, në sferën e prestigjit ndërkombëtar.

Por kanë ardhur reagimet e para nga PD, ku thuhet se Presidenti Trump ka ftuar rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë, pa përmendur asnjë emër konkret.

Pra, Shqipëria është mes dhjetra vendeve, mbështetëse e politikave amerikane nën administratën Tump, ku gjithsesi Rama nuk figuron si emër, siç potencohet ky fakt nga opozita. /tesheshi

Exit mobile version