Ballina Autorë Opinione Si sot 143 vjet që nga fillimi i Kongresit të Berlinit.

Si sot 143 vjet që nga fillimi i Kongresit të Berlinit.

Azem Kovaçi

Faktoret kryesore qe quan ne formimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dihen. Per ato qe nuk i dine po i permendim shkurtimisht prape.

Ishte nje kunderpergjigje e koordinaur e elites Shqiptare te kohes me Porten e Larte kunder coptimit te territoreve shqiptare qe faktikisht njiheshin zyrtarisht si territore te perandorise osmane.

Ne Pranveren e vitit 1878 pas nje lufte 3 mujorshe te pabese qe Rusia i kishte shpallur perandorise osmane, rezulton ne disfaten e perandorise osmane ne kete lufte dhe ne tavolinen e armepushimit siç njihet si Traktati i Shen Stefanit , Rusia shpalosi qellimet e saja pan-sllave ne Ballkan. Nje Bullgari e sterMadhe do te gllabëronte mbi 60% te trevave Shqiptare.

Fuqite e tjera te çakejve Europian ne asnje menyre nuk do te lejonin nje dominim ruso sllav ne Ballkan keshtu qe force kundërshtuan Traktatin e Shen Stefanit, jo se u dhimbsej Perandoria Osmane dhe Shqiptaret por donin te gllabëronin diçka pervete dhe te njejten kohe ti bllokonin Rusise daljen ne ujerat e ngrohta te Mesdheut.

Rrjedhimisht, thirren KONGRESIN E BERLINIT ne 13 Qershor 1878 qe do zgjaste me perafersisht 3 muaj.

Perandoria Osmane ishte e pafuqishme, territoret e saj (aka ato Shqiptare) ishin kthyer ne plaçke pas lufte,

Çakejt i ishin versulur nje Mamuthi (Perandorise Osmane) dhe donin ta shqyenin.

Ne perfundim te Kongresit te BERLINIT, Shqiptaret dhe Perandoria Osmane dolen me pak te demtuar se sa propozimet e Traktatit te Shen Stefanit. Kjo fale lobimit diplomatik te Portes se Larte qe e dinte qe ambicjet e çdo pale do qonin ne mosmarrëveshjeve ndermjet tyre, gjithashtu inkurajoi Shqiptaret qe te protestonin deri tek zyrat e Kongresit te BERLINIT dhe me lufte kunder fqinjeve, per tu thene se keto nuk jane vetem territore osmane por ne fakt te nje kombi qe quhen Shqiptare dhe kane te drejta njelloj si ballkanasit e tjere.

Fale ambicieve/konkurences te çakejve perendimore qe nuk lane as Rusine te merrte aq sa donte dhe nuk lane as njeri-tjetrin, rezultoi qe Shqiptaret dhe Perandoria Osmane te humbin me pak territore se sa ishin propozuar nga sllavet.

Azem Kovaçi . 14 Qershor 2021.

Exit mobile version