Ballina Femrat&Bukuria Si ta palosni çarçafin me llastik? Ky truk do t’jua lehtësojë jetën...

Si ta palosni çarçafin me llastik? Ky truk do t’jua lehtësojë jetën (Video)

Truku është se mund ta palosni rrafsh sikur çarçafin e thjeshtë, sepse ndryshe gjithmonë do të duket me rrudha dhe i parregullt. Problemi është te llastiku. Shikojeni…

Mbani skajet e çarçafit në duar, rrotullojeni nga ana e prapme dhe futeni njërin skaj në tjetrin. Pastaj skajet me llastik sërish merrni në të dyja duart dhe paloseni sërish përgjysmë.

Shtrijeni çarçafin në krevat dhe paloseni nga ana e brendshme në anën e gjatë. Pastaj sërish paloseni nga ana e gjatë. Do të jetë i palosur mirë dhe do të zërë shumë pak vend në dollap.

Nëse e keni tharë në tharëse rrobash, duhet ta palosni menjëherë në mënyrë që të mos rrudhet, transmeton Telegrafi.

Shikojeni videon se si duhet ta palosni çarçafin:

Exit mobile version