Ballina Artikuj Si të arrihet paqja shoqërore?

Si të arrihet paqja shoqërore?

Prof. Driton Arifi

Njëri e vret gruan e tij, tjetri vret babain ose nënën e tij, e i katërti vret vëllaun ose motrën e vet, e sigurisht se storia e krimit vazhdon…..! A thua çfarë kanë të përbashkët të gjithë këta “njerëz”? Kanë të përbashkët: SHPIRTIN VRASËS dhe mosdurimin e shfrenuar ndaj tjetrit..!
Mos harroni se keqedukimi në fazat e fëmijërisë, dhuna e shprehur në familje, përdorimi i drogës e alkoolit, ushqimi i ndjenjës së dominimit ndaj tjetrit, mbjellja e urrejtjes kundër njëres ose gjinisë tjetër, rrahja e krahëve për kapadainjtë, natyrisht se nuk sjellin rehati, as paqe e as prosperitet, por krim, vrasje e kaos shoqëror.
Ato, dje edhe sot edhe gjithmonë do të sjellin trazira shoqërore, prishje të rendit, shthurje të moralit dhe vrasje gjithnjë e më të shpeshta në familje e në shoqëri.
Kriminelët duhet marrë denimin e merituar, pa diskutim, veçse kjo nuk e ndal vrasjen, pa i eliminuar shkaqet thelbësore që kanë sjellur deri tek ato.
Besim në Zot, edukim të mirëfilltë, e familje të shëndoshë = PAQE SHOQËRORE!

Nga: Prof. Driton Arifi

Exit mobile version