Ballina Arritje Teknologji Si të përdorni robotin AI fuqizuar nga ChatGPT në Snapchat?

Si të përdorni robotin AI fuqizuar nga ChatGPT në Snapchat?

Chatboti sa vjen edhe do të përparojë duke e bërë shumë interesant përdorimin e tij në Snapchat. Nëpërmjet integrimit të Open AI inteligjenca artificiale po ecën përpara dhe mund të krijohen biseda shumë të bukura.

Aplikacionet të cilat po përdorin inteligjencën artificiale janë duke u shtuar nga momenti në moment dhe në një farë mënyre krijohet një garë ndërmjet kompanive. Tashmë përdoruesit e Snapchat do të kenë mundësi të përdorin AI në këtë aplikacion i cili duket si më i përshtatshmi për të bërë këtë risi.

ChatGPT ka aftësi mbresëlënëse komunikuese dhe në Snapchat kjo gjë do të jetë mjaft interesante. Ne do të shohim se si do të mund të integrohemi në këtë risi të këtij aplikacioni.

Si Do Të Perceptojmë AI Në Snapchat

Microsft vendosi në përdorim AI në Bing dhe Snapchat bëri një veprim të menjëhershëm duke sjellë My AI. Ky ishte një eksperiment njëlloj si Snapchat+ dhe mund të përdoret nga të gjithë personat të cilët zotërojnë një llogari. Ndryshimi qëndron në faktin se chatboti i Snapchat-it është ndërtuar me ChatGPT të Open AI dhe përdorimi i tij është i kufizuar.

Si Do Të Hyni Në AI Në Snapchat

Personat të cilët kanë qënë të abonuar më pare mund ta përdorin menjëherë ndërsa ata të cilët nuk kanë pasur llogari do t’iu duhet të hapin një të tillë dhe do të presin disa orë për të arritur të përdorin Snpachat+. Më pas chatboti do të shfaqet në listën e biseduesve dhe do të mund të komunikojmë njëlloj si me miqtë tanë. Biseda do të karakterizohet nga dialogë të shumtë ku mund të kërkosh gjithçka nga AI. Gjithashtu diçka që e bën të veçantë këtë risi janë shakatë që mund të bëjë chatboti në mënyrë shumë shoqërore. Ne mund të luajmë lojëra të ndryshme si e vërtetë apo sfidë njëlloj si në jetë reale dhe përgjigjet do të jenë të shpejta e në kohë reale.

Disa Nga Kufizimet e AI

Në fund të çdo bisede AI do të na pyesë me çfarë mund të na ndihmojë për të vazhduar bisedën dhe kjo mund të jetë e bezdisur për disa persona. Gjithashtu me chatbotin nuk mund të bëhen biseda për preferenca personale apo tema sociale të cilat mund të sjellin paragjykime. Bitmoj-it nuk mund të përdoren dhe chatboti nuk arrin t’i kuptojë,por mund të gjenerojë informacion nëpërmjet imazheve pavarësisht se nuk mund të dërgojë të tilla.

Si Ruhen Informacionet Në My AI

Njëlloj si bisedat me persona realë,biseda me chatbotin do të ruhet për 24 orë dhe më pas gjithçka do të fshihet. Biseda specifike mund të ruhen dhe të përdoren më vonë. Bisedat mund të fshihen edhe në mënyrë manual nga vetë ne,por chatboti nuk mund të kujtojë data të rëndësishme. Bisedat mund të fshihen në këtë mënyrë:

Klikoni bitmojin tuaj dhe më pas shkoni tek settings.
Lëvizni poshtë në zonën Veprimet e Llogarisë dhe klikoni mbi opsionin Clear My AI chat queries .
Prekni Konfirmo dhe gjithçka është gati.
Përdorimi i AI Në Snapchat

Chatboti sa vjen edhe do të përparojë duke e bërë shumë interesant përdorimin e tij në Snapchat. Nëpërmjet integrimit të Open AI inteligjenca artificiale po ecën përpara dhe mund të krijohen biseda shumë të bukura. /PCWorld Albanian

Exit mobile version