Ballina Artikuj Si vlerësohet një shoqëri?

Si vlerësohet një shoqëri?

Hoxhë Halil Avdulli

1. Në radhë të parë: pikëpamja e asaj shoqërie për njeriun, si një qenie qe meroton lirin, drejtësi dhe dinjitet, vetëm sepse është njeri, e për asgjë tjetër.

2. (Ata që njihen si fetar) sa janë efektivi në shoqërie; punë, bamirësisë, zhvillim, arsimim etj.
Apo është një fetari që fton për tërheqje dhe izolim nga jeta?!

3. Si e konsideron kjo shoqëri materien (universin në përgjithësi?), si një thesar fshehtësishë, ku roli në të do të ishte zbulimi, të arriturat dhe lehtësimi i jetës?
Apo e sheh atë si një lodër, sa për tu shëtitur vërdallë dhe kaluar mbi të kot së koti?

4. Si e sheh kjo shoqëri vetvetën në jetë?
Si akter që do të ketë ndikim dhe në këtë mënyrë mund të kontribuojë për të ndryshuar dhe lëvizur proceset e jetës?
Apo jeton me bindjen se jeta është e determinuar dhe ajo e drejton kah të dojë?

5. Si e shikon tjetrin kjo shoqëri, me të cilin jeton në një mjedis të përbashkët, pavarësisht dallimeve që mund të ekzistojnë mes tyre, qofshin dallime fetare, gjuhësore, racore, etnike apo kulturore?
Pra, a është kjo pikëpamje ‘horizontale’ për tjetrin, në kuptimin që: të gjithë kemi të drejta dhe obligime ndaj njëri-tjetrit, apo ‘vertikale’, ku secili duhet t’i rrijë njëri-tjetrit mbi kokë, sikur të jenë diktatorë?

6. Cili është botëkuptimi i kësaj shoqërie për shoqërit tjera?
A i sheh ato si një mundësi për t’u njohur, për të përfituar, për të mësuar dhe për të shkëmbyer përvoja?
Apo i konsideron ato si një prani agresive, që nga çasti në çast pritet t’i pushtojë ose ta pushtojnë?

7. Si e sheh kjo shoqëri dijen dhe shkencën?
A i shton njohuritë dhe shkencat me pyetje të reja dhe të hapura e inovative, apo është shoqëri që frikësohet nga pyetjet e reja, ngase dëshiron ta ruaj atë limit të caktuar të dijes dhe shkencës që e posedon?

8. Si e sheh kjo shoqëri kohën?
A e lidh perspektivën e saj me të ardhmen, apo me të kaluarën? A është e zënë me afrimin e së ardhmes, duke u përpjekur për të krijuar zgjidhje dhe përgjigje për sfidat e së ardhmes, apo është e zënë me të kaluarën, duke u përpjekur për të zgjidhur problemet dhe çështjet e kaluara e të harruara

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version