Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sillej çuditshëm gjatë kontrollit, kapet shqiptari me mijëra euro në çantë

Sillej çuditshëm gjatë kontrollit, kapet shqiptari me mijëra euro në çantë

Policia italiane ka ndaluar një shqiptar në provincën e Materas, në Rimini të Italisë pasi gjatë kontrollit i gjeti rreth 90 mijë euro të pajustifikuara në çantën e shpinës.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i njohur. Sipas policisë ai është kontrolluar pasi është vënë re se sillej çuditshëm gjatë kontrollit të rastësishëm në një tren që shkonte drejt jugut.

Nga verifikimi i identitetit ai rezultoi se ishte person i dyshuar për shpërndarjen e drogës. Kjo i bëri efektivët e policisë që ti kontrolluan çantën e shpinës, ku gjetën 88 850 euro kesh, kartëmonedha të prerjeve 50, 100 dhe 200 euro.

Ai u shoqërua në komisariatin e policisë për t’ju nënshtruar një hetimi të thelluar për origjinën e parave. /Opinion.al

Exit mobile version