Ballina Kuriozitete Simfoni në autostradë, korsia muzikore që ‘lëviz’ me ritmin e Bethovenit!

Simfoni në autostradë, korsia muzikore që ‘lëviz’ me ritmin e Bethovenit!

Drejtuesit e automjeteve mund të shijojnë një pjesë muzikore në një autostratë në Emiratet e Bashkuara Arabe kur kalojnë mbi disa vija ‘inteligjente’ që luajnë “Simfoninë e Nëntë” të Bethovenit.

Arsyeja është hapësira mes vijave në korsinë e djathtë të autostradës E84 në Fujairah ku ndarjet nxjerrin notat e kryeveprës së kompozitorit legjendar.

E gjithë kjo është pjesë e “Rrugës së Muzikës”, një projekt ndërkombëtar që synon të promovojë artin.

Ne donim që ky projekt të ishte në vendin tonë”, thotë drejtuesi i Akademisë  së Arteve të Bukura, Ali Obaid Al Hefaiti. “Mendoj se projekti fokusohet në shpërndarjen e kulturës artistike”, shprehet ai për Associated  Press. “Kombinimi i muzikës në jetët tona dhe jetët tona të përditshme.”

“Simfonia e Nëntë”, e performuar për herë të parë në vitin 1824, është një nga pjesët më të famshme të kompozitorit gjerman. Akti i saj i fundit, “Ode për Lumturinë”, luhet ende sot dhe është ikonike në reklamat televizive dhe kolonat zanore të filmave.

Exit mobile version