Delegacioni i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) i udhëhequr nga Kryetari Dr.Blerim Syla, Nënkryetari Mr.Blerim Delija dhe Kryetari i Këshillit Drejtues Dr.Jahir Lajqi realizuan takim me Kryeparlamentarin Zt.Kadri Veseli dhe Kabinetin e tij në prezencë të Ministrit të Shëndetësisë Zt.Uran Ismajli.
Takimi ishte konstruktiv ku u diskutua rreth kërkesave të FSSHK-së për mundësit e daljes nga situata e krijuar.
“Kryeparlamentari u zotua se Ligji mbi Pagat dhe Projketbuxheti do të votohet brenda muajit Janar 2019. U zotuan se Ministri i Shëndetësisë do të jetë tërë kohën në dialog me FSSHK-në rreth kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga FSSHK-ja.
Më tej aty shkruhej se “Po ashtu në ligj do të përcaktohet edhe data e implementimit të Ligjit mbi Pagat. Duke u gjendur në një situat të tillë FSSHK-ë konsideron që Janari duhet të jetë muaji i pritjeve rreth realizimit të kërkesave tona, në të njëjtën kohë njoftojmë qytetarët të jenë të qetë rreth shërbimeve të tyre”.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me datë 3 Janar mbledhë Këshillin Drejtues të FSSHK-së ku do të diskutohet rreth vendimeve të mëtutjeshme sindikaliste.
