Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sinjalet e një tjetër poshtërimi: Trump do t’u kërkojë vendeve arabe të...

Sinjalet e një tjetër poshtërimi: Trump do t’u kërkojë vendeve arabe të financojnë luftën kundër Iranit?

Dhe vjen një ditë kur paguan çmimin e një Islami të jetuar cungët, në injorim të historisë e anashkalim të Librit të Zotit

Presidenti amerikan Donald Trump mund t’u kërkojë vendeve arabe të financojnë një luftë kundër Iranit, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt.

Gazetarët e pyetën zëdhënësen nëse Kuvajti, Arabia Saudite, Emiratet dhe vendet e tjera arabe do të financonin një luftë kundër Iranit siç bënë gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991.

“Mendoj se presidenti do të ishte mjaft i interesuar t’i ftonte ata ta bënin këtë”, tha Leavitt në një konferencë për shtyp.

 

Ky është njoftimi i një tjetër poshtërimi të pabesueshëm për arabët. Edhe pse Amerika dhe Izraeli nisën një luftë që po rezulton në shkatërrimin e infrastrukturës jetësore arabe dhe po kushton miliarda dollarë, ata dhe duhet të paguajnë për gjithçka.

Thënë cinkisht, arabët ndoshta do të paguajnë si për luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza ashtu edhe për rindërtimin e Izraelit pas sulmit me raketa ndaj Iranit.

Kjo është pra një kohë sprove e rëndë për udhëheqje me Islam të cunguar, të cilat kishin harruar apo injoronin historinë. Mbi të gjitha kishin harruar ose anashkalonin mesazhet kuranore, si orientimet me bazë hyjnore për të lexuar qartë e saktë realitetet ku jetonin, miqtë dhe armiqtë, të mirën dhe të keqen, të bardhën e të zezën. /tesheshi

Exit mobile version