Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sirena alarmi në Izrael pas sulmit të ri me raketa nga Irani

Sirena alarmi në Izrael pas sulmit të ri me raketa nga Irani

Sirena alarmi u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi Irani nisi një sulm të ri me raketa, njoftuan autoritetet izraelite.

Sipas ushtrisë, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë dhe arritën të interceptojnë një pjesë të raketave në ajër.

Autoritetet dërguan gjithashtu njoftime paralajmëruese në telefonat mobilë të qytetarëve në zonat e rrezikuara, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në strehimore deri në një njoftim të dytë.

Nuk ka ende raportime të konfirmuara për dëme apo viktima, ndërsa situata mbetet e tensionuar. /mesazhi

Exit mobile version