Tetë persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në sulmin me bombë të kryer gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Ali Talip në qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, bombat e vendosura më parë në Xhaminë Ali Talib në Homs, shpërthyen gjatë faljes së namazit.
Si pasojë e shpërthimit humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.
Në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim.
