Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, Anadolu filmon zonën e dyshuar si varrezë masive në Huseyniye të...

Siri, Anadolu filmon zonën e dyshuar si varrezë masive në Huseyniye të Damaskut

Ekipi i Agjencisë Anadolu (AA) ka filmuar zonën që dyshohet se është një varrezë masive në rajonin Huseyniye të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.

Pas përmbysjes së regjimit të Bashar Asadit në Siri, përpjekjet e kërkimit dhe kontrollit po vazhdojnë në gjithë vendin.

Ekipi i AA-së ka filmuar një zonë që dyshohet të jetë një varrezë masive në rajonin Huseyniye, menjëherë pas aeroportit të Damaskut, në juglindje të kryeqytetit.

Dyshohet se më shumë se 100 gropa rreth 20 metra të thella në zonë janë përdorur si varre dhe trupat janë varrosur njëri mbi tjetrin.

Exit mobile version