Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, një nga grupet më të fuqishme bojkoton bisedimet

Siri, një nga grupet më të fuqishme bojkoton bisedimet

Një nga grupet më të fuqishme rebele në Siri, Ahrar al-Sham, tha se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për paqe, të parapara të mbahen më 23 janar në Kazakistan.

Ahrah al-Sham tha në median e tij sociale se nuk do të marrë pjesë, por se do të mbështesë çdo vendim “në interes të kombit”, i cili mund të negociohet nga grupet e tjera rebele. Bisedimet në Kazakistan ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Grupet e tjera rebele dhe përfaqësues të regjimit sirian pritet të marrin pjesë.

Bisedimet vijnë pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, muajin e kaluar, ka reduktuar luftimet midis rebelëve dhe forcave pro-qeveritare në Siri.

Ahrah al-Sham tha se qëndrimi i tij është pasojë e aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak nga ushtria siriane dhe ajo ruse.

Exit mobile version