Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, pamje nga xhamia Emevite një prej ndërtesave më të vjetra në...

Siri, pamje nga xhamia Emevite një prej ndërtesave më të vjetra në botë

Xhamia Emevite në kryeqytetin e Sirisë, Damask, një nga ndërtesat më të vjetra në botë u fotografua me dron nga Anadolu.

Xhamia Emevite në Damask, e cila ndryshe njihet edhe si Xhamia e Madhe, konsiderohet si një nga xhamitë më të mëdha dhe më të vjetra në botë.

Xhamia është bërë një nga vendet kryesore të adhurimit që vizitohet shpesh nga banorët e Damaskut dhe qyteteve përreth pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor.

Krahas vendasve ajo është bërë objekt vizitash edhe nga delegacionet e huaja dhe zyrtarët që vizitojnë vendin.

Exit mobile version