Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Siri, vazhdojnë evakuimet e detyruara nga Homsi Verior

Siri, vazhdojnë evakuimet e detyruara nga Homsi Verior

Vazhdojnë evakuimet e detyruara nga Homsi Verior, i rrethuar nga regjimi i Bashar Al Asadit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona e katërt e cila bart personat të cilët janë detyruar të zhvendosen nga rajoni në fjalë për shkak të sulmeve intensive të regjimit dhe kushteve të rrethimit, arriti në qytetin e Idlibit dhe në zonën rurale perëndimore të Halepit.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, autokolona e tretë e evakuimit e cila është nisur nga rajonet nën rrethimin e regjimit dhe të përkrahësve të tij në Homs dhe në zonën rurale veriore të saj dhe që bart 1.500 persona pas mesnatës ka hyrë në fshatin Kalaja e Madikut në qytetin Hama.

Autokolonën e përbërë nga 33 automjete ishte e shoqëruar nga një ambulancë dhe 3 autobusë të zbrazur për gjendje emergjente.

Banorët e Homsit më pas vendosen në qendrat e përkohshme të banimit, kampet e refugjatëve, xhamitë dhe shkollat në zonën rurale perëndimore të Idlibit dhe të Halepit. Me autokolonën e fundit numri i të evakuuarve nga Homsi Verior ka arritur në më shumë se 10.000 persona.

Pritet që të vazhdojnë evakuimet nga rajoni në fjalë.

– Gjendja e evakuimit nga Homsi

Evakuimet e detyrueshme nga Homsi filluan javën e kaluar, pas negociatave mes opozitarëve dhe regjimit sirian me ndërmjetësim të Rusisë.

Një sipërfaqe prej 592 kilometrash katrorë e kontrolluar nga opozitarët në veri të Homsit mbahet nën bllokadë prej pesë vitesh. Në rajon jetojnë mes 200-250 mijë njerëz.

Rajoni ishte vendosur në kuadër të zonave të deeskalimit përmes marrëveshjeve të Astanas në maj të vitit 2017 nga Turqia, Rusia dhe Irani. Megjithatë, pas marrjes së kontrollit mbi Gutën Lindore, regjimi sirian ka nisur me sulme intensive në këtë rajon dhe në kampin Jermuk.

Exit mobile version