Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sirianët në New York festojnë rrëzimin e regjimit Baath

Sirianët në New York festojnë rrëzimin e regjimit Baath

Sirianët në New York të SHBA-së, festuan rrëzimin e regjimit 61 vjeçar Baath, raporton Anadolu.

Sirianët u mblodhën në Washington Square në New York dhe mbajtën “flamuj të revolucionit” të Sirisë dhe brohoritën me slogane.

Me këngë vendase dhe duke kërcyer, sirianët festuan me entuziazëm të madh rënien e regjimit 61-vjeçar Baath.

– Zhvillimet në Siri

Më 27 nëntor në Siri u intensifikuan përleshjet midis grupeve të armatosura kundër regjimit dhe forcave të Bashar al Asadit.

Midis 30 nëntorit dhe 7 dhjetorit, grupet fituan dominim në provincat më të mëdha si Halep, Idlib, Hama dhe Homs.

Regjimi humbi plotësisht kontrollin në Damask dhe shumë rajone të tjera dhe u rrëzua edhe me mbështetjen e masive të popullit për grupet që filluan të hyjnë në kryeqytetin Damask më 7 dhjetor.

Ndërsa sundimit 61-vjeçar të Partisë Baath i erdhi fundi, udhëheqësi i regjimit Asad u largua nga kryeqyteti.

Edhe Ushtria Kombëtare Siriane gjithashtu pas çlirimit të Tel Rifatit i cili ishte i pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG pranë kufirit turk, u kthye në drejtim të terroristëve të vendosur në Munbixh.

Exit mobile version