Ballina Sport Futboll Skuadra e Shaqirit ia rrëmben një pikë Man United-it

Skuadra e Shaqirit ia rrëmben një pikë Man United-it

Manchester United ka dështuar të vazhdojë serinë e fitoreve në Ligën Premier, pasi në Old Trafford ka barazuar 1-1 ndaj Stoke Cityt.

Skuadra e Mourinhos e filloi takimin në mënyrë dominuese, teksa Stoke u përpoq me kundërsulme të rrezikonte portën kundërshtare.

Vetëm në pjesën e dytë United intensifikoi përpjekjet, kurse në minutën e 67-të Lingard ia liroi vendin Martialit.

Vetëm dy minuta pas inkuadrimit në mënyrë maestrale Martial shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Sidoqoftë, kur të gjithë menduan se United do ta vazhdojë serinë e fitoreve, në skenë u shfaq Joe Allen, i cili na afërsia shënoi për 1-1 dhe barazimin e rezultat (82’).

Deri në fund të takimit United sulmoi shumë dhe madje qëlloi transverzalen me anë të Paul Pogbas, por nuk arriti as se si te goli i fitores.

Pas këtij barazimi United vazhdon të rrëshqasë në tabelë me 13 pikë pas shtatë javësh, pesë më pak se lideri Manchester City që pas pak përballet me Tottenhamin.

Exit mobile version