Ballina Auto Slloveni gjobitet me 1300 euro për parkim të paligjshëm!

Slloveni gjobitet me 1300 euro për parkim të paligjshëm!

Një shtetas nga Sllovenia ka parkuar automjetin e tij të tipit Land Rover mbi një sipërfaqe me bar në territorin e Komunës Punat, në ishullin Krk.

Komuna ka reaguar menjëherë duke vendosur një gjobë në vlerën prej 1300 eurosh, shkruan index.hr.

Përveç kësaj, autoritetet komunale kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar pronarin e automjetit, me qëllim që të mund të ndërmarrin një procedurë ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndaj pronës publike.

“Në mungesë të të dhënave nga policia mbi pronësinë e mjetit, ftojmë cilindo që ka informacion për pronarin ose drejtuesin e automjetit të kontaktojë shërbimet komunale, në mënyrë që të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm ligjorë për kompensimin e dëmit”, thuhet në njoftimin e Komunës Punat.

Exit mobile version