Ballina Arritje Teknologji Snapchat sjell një veçori që aplikacionet rivale e ofrojnë prej kohësh

Snapchat sjell një veçori që aplikacionet rivale e ofrojnë prej kohësh

Funksionaliteti i cili do të mbërrijë së shpejti për të gjithë përdoruesit, fillimisht do të jetë i kufizuar vetëm për përdoruesit me pagesë Snapchat+ tha kompania.

Snapchat i bashkohet aplikacioneve të tjera të komunikimit duke lejuar përdoruesit të editojnë bisedat e tyre.

Funksionaliteti i cili do të mbërrijë së shpejti për të gjithë përdoruesit, fillimisht do të jetë i kufizuar vetëm për përdoruesit me pagesë Snapchat+ tha kompania.

Me këtë ndryshim përdoruesit e Snapchat kanë një dritare 5-minutëshe për të ndryshuar mesazhin e tyre, rregulluar gabime dhe rifrazuar atë. Mesazhet të cilat janë edituar do të kenë një etiketë që tregon se teksti është ndryshuar.

Kompania nuk tregoi se kur funksionaliteti do të ofrohet për më shumë përdorues por kompania shpeshherë sjellë opsionet e reja në planin me pagesë.

Javën e kaluar tha se plani që kushton 3.99 dollarë në muaj kishte arritur 9 milionë abonentë.

Exit mobile version