Janë: vendosja aty e palestinezëve, një bazë ushtarake izraelite dhe marrëveshje Abrahami
Presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud ka paralajmëruar se njohja e rajonit separatist të Somalilandit nga Izraeli synon të destabilizojë Somalinë dhe rajonin, duke akuzuar Izraelin se po e eksporton problemin e tij nga Gaza në Somali.
Presidenti somalez zbuloi se Izraeli i dha Somalilandit tre kushte në këmbim të njohjes dhe se Somalilandi i pranoi këto kushte. Izraeli kërkoi vendosjen e palestinezëve në Somaliland, krijimin e një baze ushtarake izraelite në bregdetin e Gjirit të Adenit dhe bashkimin e Somalilandit me të ashtuquajturat Marrëveshjet e Abrahamit.
“Nëse përmbushen tre kërkesat izraelite që Somalilandi pranoi, kjo do të hapë Kutinë e Pandorës për të keqen në botë”, paralajmëroi presidenti somalez në një intervistë me Al Jazeera, duke shtuar se Izraeli ka një prani të gjatë në Somaliland.
“Njohja izraelite e Somalilandit nuk është gjë tjetër veçse normalizimi i asaj që po ndodhte fshehurazi”. /tesheshi
