Nata e sotme pritet të sjellë spektakël të jashtëzakonshëm në Ligën e Kmapionëve, me dy përballje të mëdha çerekfinale që mund të përcaktojnë fatin e këtij edicioni. Në qendër të vëmendjes është dueli spanjoll mes Barcelonës dhe Atlético Madridit, dy skuadra që synojnë rikthimin në majat e futbollit evropian.
Barcelona kërkon të shfrytëzojë avantazhin e ndeshjes së parë dhe të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales, ndërsa Atletico, e njohur për organizimin dhe fortësinë në ndeshje të mëdha, mbetet një kundërshtar që nuk dorëzohet lehtë. Ky duel pritet të jetë i balancuar dhe i luftuar deri në detajin e fundit.
Në anën tjetër, një tjetër përballje “e zjarrtë” zhvillohet mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool FC. Dy skuadra me potencial ofensiv të jashtëzakonshëm do të përplasen në një ndeshje që pritet të prodhojë ritëm të lartë dhe gola. PSG synon të konfirmojë ambiciet për trofeun, ndërsa Liverpool kërkon të rikthejë dominimin e tij në skenën evropiane.
Të dyja këto ndeshje, që nisin nga ora 21:00, konsiderohen vendimtare për rrjedhën e çerekfinaleve, me katër ekipe që nuk fshehin synimin për të arritur deri në fund dhe për të ngritur trofeun më prestigjioz të klubeve në Evropë.
Lexo po ashtuGuardiola: Unë kurrë nuk drejtoj gishtin tek lojtarët e miNdërkohë, në dy përballjet e zhvilluara mbrëmë, Bayern Munich mposhti Real Madridin me rezultat 2-1, ndërsa Arsenal fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sporting CP.
